Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje

Shqipëria

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje

Më: 20 tetor 2026 Në ora: 21:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një automjet në lëvizje është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të marte në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një atentat.

Ngjarja nuk ka lidhje me protestën që po zhvillohet në kryeqytet.

Deri në këto momente nuk ka informacion të konfirmuar për persona të plagosur apo për autorët e mundshëm të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat