Haliti i pikëlluar: O kampion, o sportist i madh, sa shumë na trishtove sot!!!

Sporti

Haliti i pikëlluar: O kampion, o sportist i madh, sa shumë na trishtove sot!!!

Nga: K.G. Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 12:54
Klavio Meça majtas dhe Astrit Haliti djathtas, foto në Kazan të Rusisë, para disa viteve kur u mbajt Kampionati Botëror

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti, konfirmon një lajm të rëndë për botën e sportit, për vdekjen e notarit Klavio Meça, ish reprezentues i Shqipërisë.

“O kampion, o sportist i madh, sa shumë na trishtove sot!!!

O Kampion i parajsës sa i madh ishe!

Nuk kam fjalë ta përshkruaj madhështinë tënde, Kampion pusho i qetë, do mbetesh përjetësisht Kampion Klavio!!!

Miku im Besnik Meca Zoti ju dhashtë forcën juve dhe gjithë familjes!!!”, ka shkruar Haliti në profilin e tij në facebook.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së të riut nga 24-vjeçar nga Fushë Kruja, por sipas informacioneve të para dyshohet për një atak kardiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat