Abazi: Mirë ka bë ministria e sportit që ua ka shkurtuar buxhetin federatave, ja arsyeja 

Sporti

Abazi: Mirë ka bë ministria e sportit që ua ka shkurtuar buxhetin federatave, ja arsyeja 

Nga: Kemajl Goca Më: 12 maj 2021 Në ora: 15:31
Lulzim Abazi

Ish anëtari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Lulzim Abazi, aktualisht anëtar i kryesisë së KHF Kastrioti nga Ferizaj (femrat), tha se shkurtimi i buxhetit për federatat sportive nuk është i mirë, por sipas tij, në një anë është mirë që e ka bë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sportit të Kosovës. Ai tha se MKRS sigurisht ka një arsye dhe me kalimin e kohës edhe mund të kuptohet pse!      

“Shkurtimi i buxhetit nuk është i mirë sepse sporti edhe ashtu ka çaluar edhe më së shumti gjatë fazës së pandemisë. 

I vetmi sporti dhe kultura që nuk kanë mundur me gjeneruar as mjete as financim nuk ka pas, kur dihet se kriza financiare i ka kapluar edhe kompanitë private. 

Nëse i kthehemi anës tjetër, mendoj që mirë ka bë, sepse po flas për Federatën e Hendbollin të Kosovës, sa kam qenë aty me vite, për grante që kanë aplikuar dhe mjetet financiare që janë tërhequr, nuk janë përdorur për atë që është kërkuar, janë ndryshuar projektet”, thotë Abazi për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Më tej tha se ka abuzime me mjete financiare.  

“Kur ka disa mjete suficit në një projekt të caktuar, atëherë merret pëlqimi prej Bordit të Federatës ku të orientohet pjesa e mbetur e mjeteve, kjo nuk ka ndodhur kurrë tek ne.

Këto janë përdorur sipas qejfeve të tjerëve në federatë, është bërë abuzim i madh në mjetet financiare.

Sa kam e qenë pjesë e bordit të FHK-së,  gjithmonë isha kundër aprovimit të mjeteve financiare, sepse raporti financiar ka qenë i manipuluar, nuk kanë qenë të regjistruar siç duhet dhe mjetet që janë harxhuar, janë ndryshuar sipas tekeve të njerëzve. 

Një federatë për 4 vite, për  një mandat, janë harxhuar mbi 2 milionë euro, ndërsa klubet e hendbollit janë në varfëri ekstreme, nuk kanë as të hyra dhe nuk kanë mjete për mi zhvilluar garat, disa klube nuk kanë as ujë për të pirë gjatë ndeshjeve, ndërsa shpenzimet bëhen gjoja se po përgatiten me ekipe dhe kombëtare në kategoritë e ndryshme për arenën ndërkombëtare.

Mendoj se nuk është dashtë me ndodhë kjo, ne ende nuk jemi të gatshëm që me marrë pjesë me të gjitha kategoritë kombëtare në arenën ndërkombëtare dhe nuk e kemi mundësinë e as fuqinë që me harxhuar aq shumë mjete financiare. Po ashtu janë bërë harxhime të mëdha për delegacion, këtë kohë të shkojnë me 3 a 4 anëtarë në Europë, në vend që të shkohet vetëm me një anëtar, 

Prandaj, po mendoj se ministria duhet të jetë shumë e kujdesshme, të kërkojë llogari nga federatat për harxhimet, të cilat i kanë bërë për projekte që është kërkuar të bëhet financimi i atij projekti në mënyrë ekzakte, të dihet keqpërdorimi i mjeteve financiare.

Prandaj, nëse kjo mënyra e shkurtimit të buxhetit, që ministria e ka menduar, unë plotësisht e përkrahi shkurtimin e buxhetit, vetëm për këtë arsye, për shkak të keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit të mjeteve, në të kundërtën buxheti duhet mu rrit dhe me qenë më i madh, që të shkojnë mjetet në vendin e duhur dhe për përgatitjen e sportistëve tanë”, përfundon Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat