Idrizi, kampion i Maqedonisë

Sporti

Idrizi, kampion i Maqedonisë

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 22:47
Idrizi, kampion i Maqedonisë

Gjatë kësaj fundjave (19-20. 06. 2021) në Shkup është duke u zhvilluar Kampionati shtetëror i Maqedonisë së Veriut në karate për kadet, junior dhe U21.

Abdurahim Idrizi, anëtar i K.K. “Makpetrol” nga Shkupi u shpall kampion shtetëror në Kumite U21, -60 kg.

Ai në xhiron e parë ishte i lirë, në gjysmëfinale ishte më i mirë se kundërshtari, kurse në finale mposhti garuesin e K.K. “Olimpik”, Faik Veseli, pas një luftë të bukur, duke dominuar gjatë gjithë ndeshjes.

Me këtë fitore Idrizi e siguroi vendin për të përfaqësuar shtetin në Kampionatin Europian, i cili do zhvillohet në muajin gusht në Finlandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat