Gazetari i mirënjohur nga Maqedonia, Reshat Ibrahimi: Urime 26 vjetorin e gazetës së njohur ‘Bota sot’

Sporti

Gazetari i mirënjohur nga Maqedonia, Reshat Ibrahimi: Urime 26 vjetorin e gazetës së njohur ‘Bota sot’

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 13:12
Gazetari i mirënjohur nga Maqedonia, Reshat Ibrahimi: Urime 26 vjetorin e gazetës së njohur ‘Bota sot’

Gazetari i mirënjohur nga Maqedonia e Veriut, Reshat Ibrahimi, kontribues i madh në futboll dhe në sportin në përgjithësi, po ashtu kontribues edhe në gjeneratën e sakrificës në Kosovë (1991-1999), uron gazetën kombëtare “Bota sot” për 26 vjetorin.

“Urime 26 vjetorin e gazetës së njohur dhe gazetën e të gjithë shqiptarëve, ‘Bota sot’. 

Urime dhe ty kolegu dhe miku im Kemajl Goca për punën e palodhur dhe përkushtimin tënd për t’iu dhënë hapësirë të gjitha klubeve dhe sportistëve shqiptarë kudo që veprojnë ata. 

Shkrimet e t’ua sportive kanë bërë që të gjitha klubet dhe sportistët ta kenë një dritare të përbashkët informimi për arritjet e tyre. Ta ndjejnë Botasot.info si të vetën.  

Edhe shumë vite jetë ‘Bota sot’, ty miku im shëndet dhe jetë të gjatë. Faleminderit për bashkëpunimin korrekt.  
‘Bota sot’ të ekzistojë sa e gjithë bota”, uron Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat