Sportistet nëna që i ushqejnë fëmijët me gji mund t’i marrin në Olimpiadë

Sporti

Sportistet nëna që i ushqejnë fëmijët me gji mund t’i marrin në Olimpiadë

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 20:24
Sportistet nëna që i ushqejnë fëmijët me gji mund t’i marrin në Olimpiadë

Sportistet nëna që i ushqejnë fëmijët me gji mund t’i marrin në Olimpiadë!

Organizatorët e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” kanë vendosur të lejojnë sportistet femra që ushqejnë ende fëmijët e tyre me gji t’i marrin ata me vete në Fshatin Olimpik, gjatë kohës që zhvillohet Olimpiada.

Për këto sportiste do të bëhet një përjashtim, pasi prania e familjarëve në Olimpiadë është e ndaluar si pasojë e pandemisë Covid-19 dhe masave të rrepta që janë marrë në Japoni.

Sipas organizatorëve janë disa sportiste femra që ushqejnë fëmijët me gji dhe që janë kualifikuar në Olimpiadë. Ato do t’i marrin fëmijët me vete, por do të respektojnë të gjitha normat anti-Covid.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat