Sportistja e njohur e Kosovës, ndalohet në kufi, nuk lejohet të futet në Bullgari 

Sporti

Sportistja e njohur e Kosovës, ndalohet në kufi, nuk lejohet të futet në Bullgari 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 shtator 2021 Në ora: 18:11
Sportistja e njohur e Kosovës, ndalohet në kufi, foto që u bë pak minuta më parë

Kampionja e Kosovës për vitin 2020 në Drag, Pranvera Xhaferi, nuk lejohet të futet në shtetin e Bullgarisë, për shkak se nuk e ka vizën D por e ka vetëm C-në.

“Arsyeja që nuk me lejuan të hyjë në shtetin e Bullgarisë është se unë jam e pajisur me vizën C e cila nuk vlen tani pasi që Kosova është në zonën e kuqe për shkak të korona virusit. 

Andaj, për të kaluar andej duhet viza D, kjo nuk është as me fajin tim as të bullgarëve, por për shkak se gjendja së fundit ka ndryshuar, Kosova është në zonën e kuqe. 

Image

Federata e Autosporteve të Bullgarisë duhet ta kontaktojë me një email me Ministrinë e Shëndetësisë së Bullgarisë dhe të kërkojë që të me lejojnë hyrjen në këtë shtet për të garuar në garën e kësaj fundjave.

Po pres Federata e Autosporteve të Bullgarisë që të kontaktojë sa më shpejt Ministrinë e Shëndetësisë së Bullgarisë, që ajo të dërgojë një shkresë zyrtare në pikën kufitare të organet kompetente bullgare, që nesër të më lejohet kalimi për në Bullgari.

Shpresa e fundit e imja është që të provojë edhe nesër”, thotë nga pika kufitare Pranvera për gazetën Kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat