Mbetet pa medalje në Oslo

Sporti

Mbetet pa medalje në Oslo

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 16:45
Mbetet pa medalje në Oslo

Mundësi i përfaqësueses së Maqedonisë, Mogamedxhi Nurov, mbeti pa medalje në Botërorin e mundjes, i cili aktualisht po zhvillohet në Osllo të Norvegjisë.

Në kategorinë deri më 97 kg, në stilin e lirë, Nurov pësoi disfatën e dytë në Botërorin në Osllo. Kësaj radhe, Nurov pësoi disfatë në repasazh, duke u mundur nga mundësit i Mongolisë, Ullzisahin, me rezultat 0-6.

Ndryshe, Nurov, e filloi turneun me 2 fitore , duke mundur lituanezin Krauskas me 17-6 dhe polakun Baran me rezultat 3-1, ndërsa në çerekfinale u ndal nga amerikani Snajder me rezultat 11-0.

Kujtojmë se Mogamedxhi Nurov, në Botërorin në Kazakistan, dy vite më parë, arkëtoi medaljen e bronzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat