Presidenti i Shqipërisë vlerëson me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” kampionin e botës Briken Calja

Sporti

Presidenti i Shqipërisë vlerëson me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” kampionin e botës Briken Calja

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 17:48
Presidenti i Shqipërisë vlerëson me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” kampionin e botës Briken Calja

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka vlerësuar me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, kampionin e botës në peshëngritje, Briken Calja.

Përmes një postimi në facebook, kreu i shtetit thekson se ky vlerësim vjen për të lartësuar arritjet e sportistit shqiptar, duke u shndërruar me personalitetin triumfues në një burim të fuqishëm frymëzimi për fëmijët dhe sportistët e rinj.

Gjithashtu presidenti vlerësoi me Titullin “Mjeshtër i Madh” dhe trajnerin e Caljas, Gerald Toskën.

Postimi i plotë: 

Privilegj dhe kënaqësi e veçantë të nderoja sot sportin e peshëngritjes, që për dekada na ka bërë krenarë, me rezultatet historike dhe përfaqësimin dinjitoz në arenën ndërkombëtare dhe në mënyrë të veçantë Kampionin e Botës dhe të Europës, sportistin e shkëlqyer Briken Calja.

E vlerësova me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, që aq shumë e ka lartësuar me arritjet dhe sukseset e tij, duke u shndërruar me personalitetin triumfues, në burim të fuqishëm frymëzimi për fëmijët dhe sportistët e rinj.

Kontribut të jashtëzakonshëm për sukseset e Brikenit, ka padyshim dhe trajneri i tij personal, Kampioni i Europës dhe fituesi i shumë medaljeve, Gerald Toska, të cilin gjithashtu e çmova sot me Titullin “Mjeshtër i Madh”.

I lumtur, që në këtë ceremoni të ishin sot të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Europiane të Peshëngritjes, Prof. Dr. Milan V.Mihajloviç, si dhe drejtuesit e sportit tonë.

Peshëngritja shqiptare meriton të mbështetet më tepër, për të mos humbur këto tradita, por për t’i zhvilluar më tepër, që Shqipëria gjithmonë të përfaqësohet denjësisht nga kampionë të tjerë që do ta ngrenë lart flamurin tonë kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat