Gjyqtari i njohur i UEFA-s pëson sulm në zemër, iu nënshtrua një operacioni urgjent

Sporti

Gjyqtari i njohur i UEFA-s pëson sulm në zemër, iu nënshtrua një operacioni urgjent

Më: 28 mars 2022 Në ora: 15:53
Ovidiu Hategan

Gjyqtari i njohur i UEFA-së, Ovidiu Hategan, pësoi një atak në zemër dhe iu nënshtrua një operacioni urgjent të dielën mbrëma në Timisoara.

Mediat rumune shkruajnë se 42-vjeçari u sëmur gjatë stërvitjes që kishte.

Ai ndjeu dhimbje në gjoks dhe duke qenë se ishte vetë mjek, hipi në makinë dhe u nis për në spital.

Pasi iu nënshtrua një ekzaminimi EKG, Hategan iu tha se kishte një venë të bllokuar dhe ndërkohë u vendos një stent. Aktualisht ndodhet në spital dhe mediat bëjnë me dije se gjendja e tij është stabile.

Dhjetë ditë më parë Hategan ishte në qendër të ndeshjes së 1/8 së Ligës së Evropës mes Lyonit dhe Portos.

Ai ka gjykuar edhe duelin e 1/8 në Ligën e Kampionëve ndërmjet Atletico Madridit dhe Manchester Unitedit, si dhe pesë të tjera gjatë sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat