Me pozita të dyfishta, zyrtarë në federata dhe trajnerë në klube!

Sporti

Me pozita të dyfishta, zyrtarë në federata dhe trajnerë në klube!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shtator 2022 Në ora: 13:43
Ilustrim

Ka vite që një pjesë e sporteve të Kosovës po përballet me situata të pazakonta, sidomos disa që mbajnë pozita të dyfishta, ka edhe edhe me poste të trefishta! 

Zyrtarë në federata dhe trajnerë në klube.

Federatat e mëdha sportive, si futbolli, basketbolli dhe hendbolli, thonë se kryetari i federatës ose sekretari i përgjithshëm nuk mund të janë në të njëjtën kohë edhe kryetar në federatë edhe trajner në klub për faktin se është shkelje e rëndë dhe konflikt interesi.

Image

Shtëpia e sportit, ku gjenden një pjesë e federatave 

Ose kryetar i federatës dhe kryetar i klubit, është konflikt interesi.

Në disa sporte përkatësisht në disa federata sportive, kjo gjë nuk i preokupon dhe iu duket normale. 

Ish kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës, Fadil Arifi, thotë se sekretari i përgjithshëm i Federatës së Karatesë është sekretar i përgjithshëm i Federatës së Karatesë së Kosovës. 

“Është e vërtetë se sekretari i përgjithshëm (Nazmi Gashi) është trajner në dy klube: Bardhoshi dhe Barani.
Edhe më qesharake se shkon krye në veti edhe si trajner i përfaqësueses.

Ai e ka licencuar vetën me mjete të FKK-së për trajner dhe këtë zeje është duke e kryer. 
Në paraqitjet zyrtare në sportdata është edhe VIP - Sekretar gjeneral e ne anën tjetër edhe trajner (coach).
Në Premier League në Dubai ka shku pa trajner reprezentacioni, Currin e ka lan në shtëpi e vet ju ka ndejtë për mbrapa garuesve.

Po ashtu edhe në shumë ngjarje te tjera, ndërsa temën se një person i posedon shumë klube është e saktë. 
Disa persona kyq i kanë nga 2 - 3 klube. 

Por këtë e kanë rregulluar me letra, natyrisht se ne e dijme këtë dukuri e cila e ka shtri përtoke këtë sport”, - thotë Arifi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Një ndër shkaktarët kryesor se pse s’ka pas sukses Kosova për me marr pjesë me karateist në Tokio në LO është pikërisht mos serioziteti dhe hilja e sekretarit.

Në gara kualifikuese ka shku vet si trajner e trajneri apo selektori ka ndejtë në shtëpi”, ka thënë Arifi.

Nazmi Gashi nuk e ka pa të arsyeshme që t’i përgjigjet të lartpërmendurit.

Edhe trajneri i klubit të karatesë AS Prishtina, Isak Curri, e konfirmon se në federatë ka edhe me pozitë dhe në anën tjetër është trajner ose kryetar në klub. 

“Kryetari aktual i federatës është kryetar i klubit, ndërsa sekretari i përgjithshëm i federatës është trajner klubi”, thotë Curri.

Nga komuniteti i pingpongut, një zyrtar i një klubi (emër i njohur për redaksi), ka dërguar dy fotografi, e para është fotografuar me 7 shtator të vitit 2022, sistemi elektronik i Organizatës Joqeveritare, ku shihet emri i Jeton Beqirit, kryetar i Federatës së Pingpongut të Kosovës, si përfaqësues i autorizuar për katër klube!

“Të parën e kam fotografuar me 7 shtator 2022, dhe të dytën me 15 shtator. Ndryshimet vijnë pas shkrimit tuaj”, tha një zyrtar i një klubit që dëshiron të mbetet anonim. 

Image

Kështu duket renditja - me 7 shtator, 2022

Klubi i pingpongut “Ahmet Hoxha” Ferizaj – Jeton Beqiri
Klubi i pingpongut “Ahmet Hoxha” Femra Ferizaj -  – Jeton Beqiri
Shkolla e pingpongut “Ahmet Hoxha” meshkuj Ferizaj - Lulzim Grainca
Shkolla e pingpongut “Ahmet Hoxha”  femrat Ferizaj  – Jeton Beqiri
Klubi i Pingpongut "Metal Kosova & Ahmet Hoxha” meshkuj Ferizaj -  – Jeton Beqiri
Situata ka ndërruar pas pak ditësh, në faqen e sistemit elektronik të Organizatës Joqeveritare, bëhen ndryshimet apo përmirësimet nga klubi “Ahmet Hoxha”. 

Image

Kështu duket renditja e dytë

Klubi i pingpongut “Ahmet Hoxha” Ferizaj – Mentor Reka
Klubi i pingpongut “Ahmet Hoxha” Femra Ferizaj -  Shpat Hashani
Shkolla e pingpongut “Ahmet Hoxha” meshkuj Ferizaj - Lulzim Grainca
Shkolla e pingpongut “Ahmet Hoxha”  femrat Ferizaj  – Jeton Beqiri
Klubi i Pingpongut "Metal Kosova & Ahmet Hoxha” meshkuj Ferizaj -  – Ardian Lamaxhema. 

Çfarë thonë nga zyra e Federatës së Pingpongut të Kosovës, në lidhje me këtë rast, ku kryetari i federatës ka autorizimin për katër klube!

“Në këtë fazë jemi në proces të Ankesës zyrtare në MKRS dhe nuk është e drejtë të imponojmë detajet derisa të merret një epilog për këtë ankesë”, thonë nga zyra e FPPK-së.

Statuti i FPPK-së nuk lejon që Kryetari apo 10 anëtarët tjerë të Bordit ekzekutiv të FPPK të jenë njëkohësisht edhe kryetar të klubeve!

Kryetari i Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti, e mohon se është i angazhuar edhe trajner në klub.

“Jam kryetar i Federatës së Notit të Kosovës, nuk jam në asnjë klub. 

“Nëse dikush mendon që federata duhet të ketë shembull, trajner të kombëtares mos mund të jenë edhe trajner të klubeve, është e pamundur sepse edhe në botë, në secilin shtet, shumica e trajnerëve që udhëheqin reprezentacionin janë edhe trajnerë në klube të notit. 

Fatmirësisht ky është sport individual, në kohë matje, mundësi e devijimit të rezultateve është minimale, 100 për qind e pamundur.

E kemi shembull një trajner që është në bord dhe udhëheqë me klub, vjen prej grupit trajnerëve dhe krejt varet se si është rregulluar me statut federatës. Gjyqtari i notit është edhe anëtar i bordit. Me dokumente të federatës nuk është konflikt interesi, nëse ka konflikt interesi, ia shpjegojmë dhe nuk e lejojmë gjë të tillë”, shprehet Haliti.

Legjenda e boksit të Kosovës, Afrim Majanci, anëtar i bordit të Federatës së Boksit të Kosovës, drejton gishtin nga Agim Tahiraj, duke thënë se ai është kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Boksit të Kosovës, gjyqtar dhe trajner në klubin e Prishtinës! Sipas tij, kjo nuk është parimore dhe në kundërshtim me rregullore.

 “Në boks e kemi kryetar i shoqatës së referëve, është anëtar bordi e punon trajner në KB Prishtina”, thotë Majanci. 

Tahiraj thotë se nuk është trajner i Prishtinës!  

“Unë e mbajë shkollën e boksit në KB Prishtina e trajner i KB Prishtina është Naser Bajrami, unë asnjë boksieri që sa vite nuk i qëndroj në kënd në ring.

Kështu që në asnjë turne apo garë tjetër nuk jam pjesëmarrës si trajner, e punën në palestër askujt nuk i ndalohet.
Nuk ka të drejt ai që qëndron në kënd të boksierit dhe të jetë gjyqtar, unë jam gjyqtar i licencuar mbi 20 vite e ka shumë vite që nuk i kam qëndruar askujt në kënd të ringut. Kështu që ne vazhdojmë punën tonë që bëjmë me nder e respekt si shoqatë”
, kundërpërgjigjet Tahiraj.

Si në disa sportet tjera edhe në boks ka parregullsi, tregon Rrustem Konjuhi, ish gjyqtar i mirënjohur i boksit dhe ish kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Boksit të Kosovës.

“Nuk ka trajner në klube të boksit që nuk i kryen të gjitha funksionet sepse kryesitë të cilat i kanë të zgjedhura ata disa janë vetëm të emëruar. 

Trajneri është i detyruar pasi punon me nxënës edhe t’i kryej detyrat e të mbijetoj si klub vetëm e vetëm që ka dëshirë por edhe pasion për boksin.

Nëse në një turne apo garë që dëshiron të marrë pjesë një klub, aty të gjitha funksionet i kryen trajneri.
Siç dihet në një garë, klubi duhet udhëheq personi i autorizuar si udhëheqës grupi, për paraqitjen e boksierëve duhet të jetë i ngarkuar delegati i klubit që në bashkëpunim me delegatin zyrtar t’ia paraqet emrat e boksierëve me kategorinë që i përkasin.

Te ne të gjitha i kryen një njeri, a nuk është ky funksion i shumë detyrave? Ka refer që është edhe anëtar i klubit apo edhe trajner, delegati gjithashtu është edhe anëtar i bordit në klub.

Ne rregulloren e boksit decidivisht shkruan se çdo detyrë zyrtare që kryen një person i është e ndaluar të jetë edhe anëtar i një klubit, por te ne po mos t’i kryesh një e me shumë detyra boksi as qe do të ekzistonte sepse disa njerëzve iu intereson vetëm titulli, ndërsa kemi dëshirë që të lavdërohemi se unë i kryej shumë funksione se pa mu nuk mund të shkohet para”, thotë Konjuhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat