Drita Shaqiri: Gazeta ‘Bota sot’ shtjellon tema të ndryshme e të nxehta sportive

Sporti

Drita Shaqiri: Gazeta ‘Bota sot’ shtjellon tema të ndryshme e të nxehta sportive

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 12:06
Drita Shaqiri

Drita Shaqiri është veprimtare sportive sidomos e karatesë dhe profesoreshë, ka uruar 29 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Profesoresha Drita tha se “Bota sot” ka qenë dhe është  zëri i sportistëve në Kosovë dhe në Diasporë.

“Urime 29 vjetorin e gazetës kombëtare ‘Bota sot’, gazetë që po rrumbullakon tre dekada të punë së saj të suksesshme në informim të shpejt, të saktë dhe me korrektësi në çdo sferë sportive.

Gazetë që shtjellon tema të ndryshme e të nxehta sportive. Gazetë që promovon sportistët dhe me kritika e saja pozitive ndikon edhe në përmirësimin e shumë gjërave në secilën degë sport.

Gazeta ‘Bota sot’ ka gazetarin e guximshëm e profesional, ai është Kemajl Goca.

E çmoj punën dhe guximin e tij, që nuk bën dallime por i shtron problematikat ashtu si i sheh dhe është i drejtpërdrejtë. Uroj që ‘Bota sot’ të ketë jetë me shekuj’, ka uruar profesoresha Drita.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat