Klubi i karatesë Ippon Prishtinë mburret me të arriturat gjatë vitit 2024.
Fadil Arifi është nderuar me çmim special për kontribut jetësor në fushën e karatesë.
“Elmedina Istogu, Qendresa Ibrahimi dhe Fadil Arifi "Laureatë të Vitit 2024"!
Drejtorati per Sport i Komunës së Prishtinës shpalli "Laureatët e Vitit 2024" ku Elmedina Istogu ishte ndër më të mirët në konkurrencën e seniorëve, ndërsa Qendresa Ibrahimi në ate të "Shpresave".
Kryetarit të Klubit të Karatesë "Ippon-Prishtinë", z. Fadil Arifit ju nda çmimi special për kontribut jetësor në fushën e karatesë.
Kryesia e klubit e falenderon Drejtoratin për Sport dhe drejtorin e saj Kushtrim Mushica si dhe komisionin vlerësues për përzgjedhjen e më të mirëve. Po ashtu, "laureatëve" ju dëshiron suksese edhe në të ardhmen”, ka njoftuar klubi Ippon.