Disa futbollistë të Kombëtares së Kroacisë rrezikojnë suspendimin para ndeshjes së nesërme kundër Çekisë, në kuadër të xhiros së fundit të grupit elitar të Ligës së Kombeve.
Sipas mediumit kroat "Index", në mesin e tyre është edhe kapiteni Luka Modriç, si dhe pesë futbollistë të tjerë që ishin titullarë në ndeshjen kundër Anglisë në Wembley.
Të gjithë këta lojtarë duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm ndaj çekëve, pasi një karton i verdhë do t'u sillte suspendim me një ndeshje.
Sipas rregullave të garës, kartonët barten edhe në fazën e ardhshme, kështu që futbollistët e ndëshkuar mund të mungojnë në ndeshjen e parë të plejautit për mbijetesë në Ligën A.
Rreziku i suspendimit për ndeshjen e marsit
Ndeshjet e plejautit për mbijetesë në elitën e Ligës së Kombeve pritet të zhvillohen më 25, 26 ose 27 mars 2027.
Kroacia tashmë e ka të sigurt pjesëmarrjen në këtë fazë, por mundësia e mungesave të futbollistëve kryesorë përbën një shqetësim shtesë për përzgjedhësin Slaven Biliç.
Në mesin e lojtarëve të rrezikuar janë Modriçi, Kovaçiqi, Suçiqi, Miçiqi dhe Vushkoviqi, të cilët kanë role të rëndësishme në kombëtare.
Lajmi i mirë për Kroacinë është rikthimi i Ivan Perishiçit, i cili mungoi në udhëtimin në Wembley për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen kundër Spanjës në ‘Polud’. Pritet që ai të jetë sërish në formacionin titullar ndaj Çekisë.