Lojtari shqiptar rrëfen kërkesën që i ka bërë Mohamed Salahut

Futboll

Lojtari shqiptar rrëfen kërkesën që i ka bërë Mohamed Salahut

Më: 14 nëntor 2026 Në ora: 11:05
Ernest Muçi dhe Mohamed Salah

Ernest Muçi ka zbuluar ëndrrën e tij më të madhe.

Mesfushori i Shqipërisë dëshiron që një ditë të luajë për Liverpool në Premier League. 

Ylli i Trabzonspor i është referuar një bisede mes tij dhe shokut të skuadrës, Mohamed Salah, ku i ka shprehur kërkesën e veçantë që ta rekomandojë tek gjiganti anglez.

Aty ku egjiptiani ka shkruar historinë me ngjyrat e kuqe.

“Shpresoj që Salah të më rekomandojë te Liverpool.

Dua të luaj në top pesë ligat më të mira të Europës. Jam shumë i lumtur që ia kam dalë të performoj në më të mirën time dhe shpresoj që një ditë t’ia dal të transferohem tek njëra nga këto ligat”, ishin fjalët e Muçit. 

Kartoni i lojtarit pogradecar u ble nga Trabzonspori pak para fundit të sezonit të kaluar, për shumën e 8 milionë eurove që shkuan në arkat e Besiktas.

Momentalisht në Turqi, statistikat flasin për 3 gola dhe 6 asiste këtë sezon, mbresëlënëse për 24-vjeçarin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat