Egzon Shkololli shpallet Kampion i Kosovës në kategorinë Men’s Physique -174cm

Sporti

Egzon Shkololli shpallet Kampion i Kosovës në kategorinë Men’s Physique -174cm

Më: 14 prill 2025 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Trajneri pejan, Egzon Shkololli, ka shkëlqyer në garën “Kupa e Kosovës”, duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm.

Ai është shpallur Kampion i Kosovës në kategorinë Men’s Physique -174cm, duke fituar dy kupa të rëndësishme –  njëra në nivel kombëtar dhe tjetra në nivel mbarëkombëtar.

Përmes një postimi në Facebook, Shkololli ka ndarë emocionet e këtij suksesi, duke e cilësuar atë si një shpërblim për përkushtimin, sakrificën dhe punën e palodhshme ndër vite.

“Ky sukses është edhe i juaji. Është dëshmi se me pasion, disiplinë dhe një rrjet të fortë mbështetjeje, asgjë nuk është e pamundur”,  ka shkruar ai.

Shkololli premton se ky është vetëm fillimi i rrugëtimit të tij drejt sukseseve të reja në botën e fitnessit dhe garave profesionale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat