Kombëtarja e Kosovës ka shënuar sukses të madh të dielën që e lamë pas, duke fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian që u mbajt në Yerevan të Armenisë.
Kapitenja Fortesa Orana, me karateistet Vlera Qerimi, Behija Mustafa e Elmedina Istogu, dëshmuan cilësi ku i sollën edhe një medalje shtetit tonë pas të bronztës ekipore nga Kampionati Botëror në vitin 2023.
Karateistja e shquar, Vlera Qerimi, shprehet krenare për këtë sukses të madh.

Vlera Qerimi, Fortesa Orana, Elmedina Istogu e Behije Mustafa
Vlera edhe një herë ka treguar vlerat e saja.
Ku ishte arma më e fortë në finalen për medalje të bronztë ndaj Greqisë?

“Medalja e tretë në Evropë në ekipore është një sukses jashtëzakonisht i madh për ne.
Është dëshmi se ne jemi në nivel të lartë evropian e botërorë
Përballja me Greqinë ishte një sfidë mjaft e vështirë e kampionatit. Arma jonë më e fortë në këtë meç ndoshta do kisha thënë ishte shpirti i skuadrës edhe besimi tek njëra - tjetra.
Secila prej tyre dha maksimumin për ngjitjen tonë në podium evropian”, thotë Vlera Qerimi për gazetën kombëtare “Bota sot”. duhet theksuar se Kosova në luftë për medalje e ka gjunjëzuar me rezultat 2:1 Greqinë.