Kërkimet vazhdojnë për yllin olimpik gjerman Dahlmeier!
Ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë ish-kampionen olimpike gjermane Laura Dahlmeier pasi 31-vjeçarja u zu në një rrëshqitje shkëmbinjsh në malet e Pakistanit. Kushtet e këqija të motit kanë penguar përpjekjet e shpëtimit.
“Kërkimi për kampionen e zhdukur olimpike gjermane të biatlonit Laura Dahlmeier rifilloi të mërkurën, dy ditë pasi 31-vjeçarja u zu në një rrëshqitje shkëmbinjsh lart në malet e Pakistanit verior”, shkruam mes të tjera media gjermane “DW”..
"Një operacion kërkimi në tokë ka filluar dhe dy ekipe po ngjiten në malin ku alpinistja u zhduk", konfirmoi Faizullah Faraq, një zëdhënës i qeverisë rajonale Gilgit-Baltistan.
Faraq tha se dy ekipe të përbëra nga katër alpinistë ndërkombëtarë - tre amerikanë dhe një gjerman - dhe dy hamall vendas ishin nisur në misionin e shpëtimit, i cili ishte vonuar dhe komplikuar nga kushtet e këqija të motit që nga aksidenti.
Dahlmeier, dy herë kampione olimpike, u lëndua rëndë në një aksident të rëndë malor në Pakistan që ndodhi kur u godit nga shkëmbinj që bien nga maja Laila në vargmalin e rrezikshëm Karakoram.
E gjithë kjo ndodhi të hënën dhe ende nuk ka informacion në lidhje me gjendjen e sportistes së famshme gjermane.
Helikopterët ushtarakë po presin dritëne gjelbër për t'u ngritur për një ditë tjetër, por... për shkak të dukshmërisë së dobët, motit të keq dhe shiut, ende nuk ka operacion shpëtimi. Edhe kur u përpoqën të martën - dështuan.
Të martën, helikopteri nuk mundi as t'i afrohej asaj sepse ajo është në një zonë shumë të largët.
Çfarë i ndodhi asaj?
Atletja e famshme u lëndua në një lartësi prej rreth 5,700 metrash rreth mesditës së së hënës. Transmetuesi gjerman ZDF raportoi se Dahlmeier pësoi lëndime serioze në një rrëzim shkëmbinjsh.
"Ajo është lënduar rëndë, por ka oksigjen me vete", tha Karar Haidri, nënkryetar i Klubit Alpin të Pakistanit.