Klubi nga Kosova reagon për hilen nga malazezët: Rejan Krasniqit ia morën fitoren 

Sporti

Klubi nga Kosova reagon për hilen nga malazezët: Rejan Krasniqit ia morën fitoren 

Nga: K.G. Më: 21 dhjetor 2025 Në ora: 22:11
Rejan Krasniqi

Klubi i pingpongut “Gani Maloku” nga Ferizaj ka reaguar në lidhje me turneun në Podgoricë të Malit të Zi. 

Sipas këtij klubit, me trajnerin Yll Maloku, në Mal të Zi iu bë me hile gjatë turneut. 

Klubi jep argumentet e veta gjatë reagimit. 

“Reagim zyrtar ndaj turneut të hapur në pingpong  “Podgorica Open” – Podgoricë Mali i Zi. 

Me indinjatë të thellë reagojmë ndaj vendimit të padrejtë dhe të papranueshëm të organizatorëve të turneut të Hapur Podgorica Open, ku lojtarit tonë Rejan Krasniqi iu bë diskualifikim pas fitores në finale.

Rejani fitoi finalen me meritë të plotë sportive ndaj lojtarit malazez pikërisht lojtar i klubit organizator,  ndërsa pas përfundimit të ndeshjes ai festoi në mënyrë spontane, duke bërë me duar simbolin e shqiponjës në drejtim të familjarëve dhe ekipit të tij.

Ky veprim nuk ishte provokim, nuk cenoi askënd dhe nuk ndikoi në rrjedhën sportive të garës, por u përdor padrejtësisht si arsye për një vendim ekstrem dhe të njëanshëm duke e ditur që nuk ekzistojnë standarde dhe rregulla të dyfishta duke e ditur me fakte reale se vitin e kaluar pikërisht në podium nga lojtarët shqiptar dhe kosovar dolën me simbolin e shqiponjës ku nga organizatori nuk mori masa dhe thuhet se nuk e kemi vërejtur.

Po ashtu ceremonia e fituesve të kësaj kategorie nuk u mbajt edhe pse u kërkua nga klubi ynë dhe klubet nga Shqipëria që të mbahet por organizatori në shenj  revolte nuk pranoi pasi që lojtari ynë ishte i diskualifikuar.
Klubi ynë merr pjesë për të katërtën herë duke e respektuar organizatorin dhe duke e masovizuar turneun që të jetë më konkurues me të gjithë lojtarët e klubit tonë por edhe klubet tjera nga Kosova.

Sporti duhet të bashkojë, të respektojë emocionin e fitores dhe të mbrojë sportistin, jo ta ndëshkojë atë për shprehje identiteti apo gëzimi personal. Vendimi i marrë nga organizatori është në kundërshtim me frymën sportive, fair-play-n dhe parimet bazë të garave ndërkombëtare.

Klubi Gani Maloku shënoi një paraqitje dominuese në turneun ndërkombëtar Podgorica Open në Mal të Zi, duke arritur rezultate të jashtëzakonshme me sportistët e tij:

U15 – Rejan Krasniqi, kampion
U15 – Enes Vranovci, vendi i tretë
U11 – Arijon Krasniqi, kampion
U11 – Erina Vranovci, kampione

Sporti mbi politikën. Respekt për sportistët. Drejtësi për Rejanin”, reagon KPP “Gani Maloku”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat