CAS në Lozanë vendosi, Agron Zeqiri flet për skandalin e madh në sportin e Kosovës! Ja emrat që përmend  

Sporti

CAS në Lozanë vendosi, Agron Zeqiri flet për skandalin e madh në sportin e Kosovës! Ja emrat që përmend  

Më: 11 shtator 2026 Në ora: 16:56
Pamje nga konferenca

Agron Zeqiri flet për skandalin e madh në sportin e Kosovës!

Ai përmend emra.

Me vendimin në çështjen, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë ka aprovuar ankesën e Agron Zeqirit, ka anuluar vendimin e World Aquatics dhe ka rrëzuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Akuzat ndaj z. Zeqiri ishin paraqitur nga World Aquatics dhe, sipas materialeve të trajtuara në procedurë, ishin mbështetur në masë të konsiderueshme edhe në pretendime të ardhura nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Sipas FNK, vendimi i CAS-it konfirmon se Agron Zeqiri nuk ka kryer veprime diskriminuese apo rasiste, keqpërdorim të pozitës, nepotizëm apo favorizim ndaj Adell Saboviq apo Hana Beiqit.

Paneli i CAS-it nuk ka gjetur parregullsi në veprimet e Agron Zeqirit dhe të Federatës së Notit të Kosovës (FNK) lidhur me procesin e përzgjedhjes.

Në lidhje me garat në Fukuoka dhe Doha, Paneli ka vlerësuar se në procesin e përzgjedhjes përcaktues ishte superioriteti i pikëve të Eda Zeqirit.

Eda Zeqiri kishte 682 pikë FINA dhe, mbi bazën e rezultateve sportive dhe kritereve të aplikueshme, ishte përzgjedhur nga FNK-ja për pjesëmarrje në këto gara.

Kështu, Vendimi i CAS-it rrëzon pretendimet se përzgjedhja e Eda Zeqirit ishte rezultat i nepotizmit apo favorizimit.

Të gjitha mund t’i dëgjoni në video - konferenca .

Presim edhe reagimin e Komitetit Olimpik të Kosovës në këtë rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat