Nis gjenerata e tretë e Programit “Trajner Sportiv” nga KOK

Sporti

Nis gjenerata e tretë e Programit “Trajner Sportiv” nga KOK

Më: 1 tetor 2026 Në ora: 18:02
Akademia Olimpike e Kosovës

Akademia Olimpike e Kosovës, e cila vepron në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës, ka nisur gjeneratën e tretë të Programit të Edukimit “Trajner Sportiv”.

Në hapjen e programit, udhëheqësit e AOK-ut, Fitim Arifi dhe Diellza Kelmendi, i njoftuan 50 kandidatët me mënyrën e organizimit të procesit mësimor, stafin që do të angazhohet në ligjërata, mënyrën e vlerësimit, si dhe obligimet që duhet të përmbushin gjatë programit.

Ky program synon të kontribuojë në përgatitjen dhe zhvillimin profesional të trajnerëve të rinj sportivë në Kosovë, duke u ofruar kandidatëve njohuri dhe aftësi të nevojshme për punën në sport.

Gjenerata e tretë përbëhet nga 50 kandidatë, ndërsa Komiteti Olimpik i Kosovës u ka uruar suksese gjatë gjithë procesit të edukimit dhe formimit profesional.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat