Rafael Nadal del pozitiv pas kthimit nga Abu Dhabi

Tenis

Rafael Nadal del pozitiv pas kthimit nga Abu Dhabi

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 23:25
Rafael Nadal

Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, pas kthimit në vendlindje nga Abu Dhabi.

Kampioni i 20 grand-slameve e konfirmoi vetë infektimin, por nuk dha detaje se për cilin variant të virusit bëhet fjalë.

35-vjeçari u kthye në Spanjë, të hënën, për shkak të lëndimit që pësoi gjatë turneut botëror të tenisit Mubadala, gjatë javës së kaluar.

Kjo ishte pjesëmarrja e parë e Nadalit në gara, që nga City Open që u mbajt në muajin gusht në Washington.

Ai tha se doli negativ, në të gjitha testet që i pati në Kuvajt dhe Abu Dhabi deri të premten.

Grand-slami i parë për vitin 2022 është Australian Open, që fillon më 17 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat