Kroati mposht Gojon dhe kualifikohet në çerekfinale

Tenis

Kroati mposht Gojon dhe kualifikohet në çerekfinale

Më: 28 tetor 2026 Në ora: 15:18
Dino Prizhmiç

Dino Prizhmiç është kualifikuar në çerekfinale të turneut Challenger në Brest të Francës, pasi në duelin mes dy tenistëve kroatë e mposhti Bornën Gojon me rezultat 2:0 (6:4, 6:3).

Në përballjen e parë mes dy tenistëve nga Spliti, më i suksesshëm ishte Prizhmiç, 21-vjeçari që aktualisht renditet në vendin e 93-të në botë dhe që kështu e arsyetoi statusin e bartësit të dytë të turneut.

Prizhmiç arriti fitoren ndaj tenistit që renditet në vendin e 135-të në listën e ATP-së në dy sete, duke treguar më shumë siguri në momentet vendimtare të ndeshjes.

Takimi u zhvillua në palestër, në një fushë me sipërfaqe të fortë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat