Vacherot përballet në finale me Leheckan, i cili ka eliminuar dy tenistë zviceranë

Tenis

Vacherot përballet në finale me Leheckan, i cili ka eliminuar dy tenistë zviceranë

Më: 31 tetor 2026 Në ora: 19:34
Valentin Vacherot

Valentin Vacherot është finalist i turneut Swiss Indoors në Basel.

Tenisti nga Monako e mposhti amerikanin Taylor Fritz me rezultat 2:0 në sete, 7:6 dhe 6:3.

Në gjysmëfinalen tjetër, çeku Jiri Lehecka triumfoi ndaj gjermanit Jan-Lennard Struff me rezultat 2:1 (3:6, 7:5, 6:4), duke siguruar një vend në finalen e madhe.

Rreth një vit më parë, Vacherot shkroi historinë në Shangai, duke fituar turneun ATP Masters 1000. Që atëherë, ai nuk kishte arritur më në finalen e ndonjë turneu ATP. Tashmë, tenisti nga Monako ka rastin të fitojë titullin e dytë në karrierë.

Lehecka eliminoi dy zviceranë

Në finalen e së dielës, nga ora 15:30, Vacherot do të përballet me Leheckën, i cili në rrugëtimin drejt finales në Basel eliminoi edhe dy tenistët zviceranë, Stan Wawrinkën dhe Jérôme Kym-in.

Pas eliminimit të Novak Gjokoviqit nga Struffi në raundin e dytë, ishte bërë e qartë se turneu i Baselit do të kishte një fitues të ri këtë vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat