Babai i Gjokës pa fije turpi deklaron e mbron kriminelët: Nuk ua fali kurrë që bombarduan Serbinë...

Tenis

Babai i Gjokës pa fije turpi deklaron e mbron kriminelët: Nuk ua fali kurrë që bombarduan Serbinë...

Nga: Kemajl Goca Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 19:48
Babai i Gjokës pa fije turpi deklaron e mbron kriminelët: Nuk ua fali kurrë që bombarduan Serbinë...

Srgjan Gjokoviq, një person që bëhet shpesh patriot me bateria, pa fije turpi paska deklaruar në lidhje me bombardimet e vitit 1999, kur NATO bombardoi Serbinë agresore për gjenocid në Republikën e Kosovës.

Babai i tenistit provokues, Novak Gjokoviq, i rreshtuar në anën e kriminelëve serb, ende e mban mend 24 marsin e vitin 1999, kushedi se në cilën birucë është fshehur nga frika e madhe që ka pasur.

“Babai i tenistit serb, Srgjan Gjokoviq, në një intervistë për televizionin K1 ka treguar se cilët kanë qenë momentet më të vështira të Novakut”, shkruan media kroate “24 sata”.

“Tenisi u rrit në kohën e bombardimeve dhe me një pagë prej dy-tre markash.

Nuk do t'ua fal kurrë që bombarduan Serbinë. Novak ishte 12 vjeç, dhe një bombë e madhe ra në Rakovica dhe të gjitha xhamat u thyen në banesën tonë.

Ramë nga shtrati, vrapuam në korridor dhe thirrëm: Zot, na ruaj, mos na jep. Këto janë trauma që do të zgjasin gjithë jetën”, ka thënë Srgjani. Ky person dhe Novak Gjokoviq, kanë probleme edhe mendore, sidomos Novaku që njihet me skandale të panumërta, madje ai e kishte goditur me top edhe gjyqtaren femër në një turne të madh, duke u bërë turpi i botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat