Kryeministri i Australisë kërcënon Novak Gjokoviqin, do ta kthejmë në Serbi 

Tenis

Kryeministri i Australisë kërcënon Novak Gjokoviqin, do ta kthejmë në Serbi 

Më: 5 janar 2022 Në ora: 13:18
Kryeministri i Australisë kërcënon Novak Gjokoviqin, do ta kthejmë në Serbi 

Novak Gjokoviqi do të kthehet në shtëpinë e vet në Serbi me aeroplanin e radhës, nëse nuk paraqet dëshmi të mjaftueshme se ka arsyeje të forta mjekësorë për të mos qenë i vaksinuar për të luajtur në Australian Open, ka paralajmëruar kryeministri i Australisë, Scott Morrison.

Ndaj Gjokoviqit janë duke u bërë thirrje të madhe për të shpjeguar vetë se si ia arriti ta marrë pëlqimin për t’u futur në Australi për të garuar në grand slamin e parë të vitit, pa treguar nëse është i vaksinuar apo jo.

“Çdo kush që kërkon të futet në Australi duhet patjetër ta bëjë këtë në përputhje me ligjet tona kufitare”, ka thënë kryeministri australian Morrison.

“Edhe ai duhet ta bëjë këtë, sepse nëse nuk është i vaksinuar, ai duhet të paraqesë dëshmi të pranueshme se ai nuk mund të vaksinohet për arsye mjekësore dhe se është në gjendje të ketë qasje në aranzhimet e njëjta të udhëtimit si udhëtarët e tjerë të vaksinuar plotësisht”, nënvizoi ai.

“Nëse dëshmitë që i ofron ai janë të pamjaftueshme, atëherë ai nuk do të trajtohet ndryshe nga të tjerët dhe do të jetë në aeroplanin e radhës për në shtëpi”, paralajmëroi ai.

“Nuk do të ketë asnjë rregull të veçantë për Novak Gjokoviqin, aspak, asnjë”, këmbënguli ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat