Gjorgji me dhimbje koke: Novak Gjokoviqi po trajtohet si kriminel

Tenis

Gjorgji me dhimbje koke: Novak Gjokoviqi po trajtohet si kriminel

Nga: Kemajl Goca Më: 6 janar 2022 Në ora: 14:21
Gjorgji me dhimbje koke: Novak Gjokoviqi po trajtohet si kriminel

Tenisti serb Novak Gjokoviqi që moti është dashur të ndalohet, që moti është dashur të përjashtohet nga sporti, për shkak të thirrjeve të tij nacionaliste kundër popullit shqiptar të Kosovës.

Gjokoviqi që moti është dashur t’i ndalohet garimi sepse nuk është vaksinuar dhe po rrezikon të tjerët. 

Shteti australian, i ka treguar Gjokoviqit se këtu nuk mund të sillet si don ai.   

Gjorgji, vëllai i Novak Gjokoviqit, iu drejtua publikut me informacionet e fundit nga Melbourni. Gjorgji është me dhimbje koke.

“Ajo që ndodhi është një skandal i madh sportiv dhe politik ndërkombëtar. Novak u vendos në një dhomë të pistë, pa asgjë, gjithçka iu hoq. Ai po trajtohet si kriminel”, ka thënë Gjorgji.

Goran Gjokoviq, xhaxhai i Novakut, ka deklaruar pa fije turpi:

“Qeveria australiane ka treguar se është një qeveri shoviniste! Ajo që i bënë Novakut është e vrazhdë dhe e pafytyrë!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat