Tenistja nga Kosova Arlinda Rushiti mposht rusen Ekatarina Kazionova në “World Tennis Tour”

Tenis

Tenistja nga Kosova Arlinda Rushiti mposht rusen Ekatarina Kazionova në “World Tennis Tour”

Më: 12 janar 2022 Në ora: 19:33
Arlinda Rushiti

Tenistja nga Kosova Arlinda Rushiti ka shënuar një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare.

Rushiti pas një performance të shkëlqyer ka mposhtur tenisten e Top 300 në ranglistën botërore WTA, rusen, Ekatarina Kazionova me rezultat 5-7 6-2 6-3.

Rushiti e cila për momentin renditet e 535-ta në ranglistën botërore ËTA, është në formë të jashtëzakonshme dhe këtë e tregoi edhe në këtë ballafaqim.

Kujtojmë se Rushiti javën që lam pas shënoi një sukses historik duke arritur në finale të ITF World Tennis Tour  ‘Magic Tour’ W25 Monastir.

Turneu ITF World Tennis Tour ‘Magic Hotel Tours’ W25 Monastir,  po zhvillohet nga 10 deri më 16 Janar 2022 në Monastir të Tunizisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat