“Më shumë se një kthim, kjo është lamtumirë”

Tenis

“Më shumë se një kthim, kjo është lamtumirë”

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 12:23
Juan Martin Del Potro

 Juan Martin Del Potro do të kthehet në fushë në Buenos Aires, por atmosfera në prag të turneut nuk është ajo që pritej.

Në sytë e argjentinasit në konferencën për shtyp nuk ka asnjë lehtësim, asnjë krenari për një tjetër sfidë të fituar.

Aty duken lotët e atyre që e shohin më afër fundin e karrierës. Tenisti ka kryer katër operacione në gju në tre vitet e fundit dhe është përballur me një sërë dëmtimesh të rënda në kyçin e dorës.

Kampion i US Open 2009, sot Del Potro është numri 757 në botë.

“Gjuri po më bën të jetoj një kalvar të vërtetë”, tha ai mes lotëve dhe ngashërimave gjatë një konference për shtyp para mediave argjentinase. “Nuk do të kisha pranuar të tërhiqesha pa luajtur të paktën edhe një herë – tha ai -. E dua këtë sport, ia kam kushtuar jetën tenisit, por nuk është e lehtë të luash me gjithë këtë dhimbje. Ndeshja tjetër mund të jetë e fundit, nuk e di nëse do të ketë të tjera. Por është bukur të ndjehesh si një tenist edhe për pak kohë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat