Tenistja takohet me presidentin e IOC-it: Nuk kam thënë kurrë se dikush më ka sulmuar seksualisht

Tenis

Tenistja takohet me presidentin e IOC-it: Nuk kam thënë kurrë se dikush më ka sulmuar seksualisht

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 12:57
Tenistja takohet me presidentin e IOC-it: Nuk kam thënë kurrë se dikush më ka sulmuar seksualisht

Tenistja kineze Shuai Peng ka takuar në një hotel të Fshatit Olimpik presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach. Ky takim është konfirmuar nga të dyja palët, takim që u zhvillua pas akuzave që tenistja bëri ndaj një ish-funksionari të lartë të Partisë Komuniste Kineze.

36-vjeçarja konfirmoi edhe një herë se deklaratat e saj janë keqkuptuar dhe se asnjëherë nuk ka akuzuar askënd për abuzim seksual.

“Nuk jam zhdukur kurrë dhe nuk e kuptoj këtë shqetësim nga ana e njerëzve. Jeta ime nuk ka asgjë speciale”, u shpreh Shuai Peng për “L’Equipe”.

“Nuk kam thënë kurrë se dikush më ka sulmuar seksualisht.

Atë mesazh në rrjetet sociale e hoqa pasi doja. Pati një keqkuptim në botën e jashtme pas atij mesazhi dhe nuk dua që të flitet më për këtë çështje”, tha Shuai Peng, tashmë e tërhequr nga sporti. Bach ka ftuar tenisten për vizitë në Lozanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat