Ish-tenisti ukrainas në luftë ndaj Rusisë

Tenis

Ish-tenisti ukrainas në luftë ndaj Rusisë

Më: 17 mars 2022 Në ora: 18:17
Ish-tenisti ukrainas në luftë ndaj Rusisë

Deri para tre muajve, Sergiy Stakhovsky luante tenis me Rafa Nadal dhe Novak Gjokoviq si lojtar profesionist.

Sot tenisti ukrainas, i cili u pensionua pas edicionit të fundit të Australian Open ka zëvendësuar raketën dhe topat me plumba dhe jelek antiplumb, pasi u kthye në vendin e tij për t’iu bashkuar rezistencës për të mbrojtur Ukrainën nga sulmet ruse të drejtuara nga Vladimir Putin.

Ai tha se natyrisht që ka frikë, por që do të qëndrojë aty derisa të përfundojë lufta.

“Sigurisht që kam frikë. Unë mendoj se vetëm njerëzit budallenj nuk kanë frikë. Por për fat të mirë nuk ka asnjë shkëmbim zjarri për momentin në Kiev, sepse trupat ruse nuk mund të hyjnë në qytet. Ka shumë pengesa në periferi të Kievit. Rreziku i vetëm tani është që vjen nga qielli nga bombat.

Ndoshta ka grupe të vogla ushtarësh rusë që përpiqen të arrijnë në Kiev, por për ne është sikur sezoni i gjuetisë të jetë hapur. Të gjithë e dinë se nëse shihni një grup rusësh që përpiqen të arrijnë në qytet, ne duhet t’i gjuajmë. Jo opsioni më i mirë për ta. Dhe kthimi, sigurisht që e kam menduar. Unë mendoj për të çdo ditë. Unë kam tre fëmijë.

Por tani jemi në gjendje lufte dhe për momentin asnjë qytetar nga mosha 18 deri në 60 vjeç nuk mund të largohet nga vendi dhe për sa kohë të zgjasë kjo luftë ne do të jemi këtu”, deklaroi ai.

Stakhovsky tha se nuk ka pasur përvojë ushtarake deri para nisjes së luftës.

“Unë kam qenë disa herë në një poligon qitjeje, por kaq. Kjo nuk mund të konsiderohet përvojë ushtarake”, tha Stakhovsky.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat