Favoritët kalojnë në raundin tjetër

Tenis

Favoritët kalojnë në raundin tjetër

Më: 24 maj 2022 Në ora: 13:08
Favoritët kalojnë në raundin tjetër

Kanë vijuar ndeshjet e raundit të parë të turneut Grand Slam të “Roland Garros”-it në tenis, i cili aktualisht po zhvillohet në Paris.

Shumë nga takimet janë lënë në mes për shkak të shiut, që e kanë bërë të pamundur zhvillimin normal të tyre. Gjithsesi, Novak Gjokovic, numri 1 në botë, ka avancuar më tej, pas fitores 3-0 (6-3, 6-1, 6-0) ndaj japonezit Joshihito Nishioka. Me të njëjtin rezultat, fiton edhe spanjolli Rafael Nadal, që mundi australianin Xhordan Tompson (6-2, 6-2, 6-2 rezultati i seteve).

Një biletë për më tej siguron edhe kroati Marin Çiliç dhe britaniku Kameron Nori, ndërkohë që është eliminuar Stanislas VaVrinka.

Në konkurencën e femrave, spikat fitorja e 19-vjeçare britanike Ema Radukanu, që mundi 2-1 çeken Linda Noskova (6-7, 7-5, 6-1). Ndërkohë është befasi eliminimi i estonezes Anet Kontaveit (numri 5 në botë), që u mund 2-0 nga australiania Alja Tomljanoviç.

Avancon më tej edhe ish-numri 1 në botë, tenistja gjermane Anzhelik Kerber.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat