Tifozja lidhet mes fushës dhe ndërpret gjysmëfinalen e Roland Garros

Tenis

Tifozja lidhet mes fushës dhe ndërpret gjysmëfinalen e Roland Garros

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 23:12
Tifozja lidhet mes fushës dhe ndërpret gjysmëfinalen e Roland Garros

Një ngjarja aspak e zakonshme ka ndodhur teksa po luhej ndeshja gjysmëfinale e Roland Garros mes Casper Ruud dhe Mario Çiliq. Kur ishte duke u zhvilluar seti i tretë në fushën Philippe-Chatrier, një nga tifozet që ishte pjesë e publikut, ia del të kalojë punonjësit e sigurisë dhe të marrë rolin e protagonistes.

Aktivistja e cila kishte për të shprehur një mesazh në lidhje me ndryshimet klimatike, nuk humbi aspak kohë dhe sapo u fut në fushë, u lidh pas rrjetës.

Në bluzën e saj dallonte mesazhi; “Na kanë mbetur edhe 1028 ditë kohë”, referuar ndryshimeve klimatike, ndërsa lojtarët nuk patën asnjë mundësi tjetër veçse të largoheshin nga fusha.

Ndeshja u ndërpre për disa minuta, teksa edhe punonjësve të sigurisë iu desh pak kohë që të largonin vajzën nga fusha. Sakaq, me të rifilluar loja, Ruud ia doli të fitonte me rezultatin 3-1 dhe siguron pjesëmarrjen në finalen e së dielës ku përballë do të gjejë Rafael Nadal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat