Murray: Është diçka fantastike të kthehesh në Wimbledon me fitore

Tenis

Murray: Është diçka fantastike të kthehesh në Wimbledon me fitore

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 10:51
Andy Murray

Dy-herë kampioni i turnet më të madh të tenisit, Andy Murray, është shprehur se është ndjenjë fantastike të kthehesh përsëri në Wimbledon me fitore.

Britaniku nuk u befasua duke mbajtur rekordin ende pa asnjë humbje në rundin e parë në Wimbledon, me fitoren ndaj australianit, James Duckworth.

Fillimi ishte i ngadalshëm për 35-vjeçarin, por pastaj mori lojën nën kontroll për ta fituar atë 3:1 në sete apo 4:6, 6:3, 6:2, 6:4.

 Murray tani pozicionohet i 52-ti në ranglistën botërore dhe tani në rundin e dytë do të përballet me numrin 20-të në botë, John Isner, këtë të mërkurë.

Pas fitores ndaj australianit, ai u ndal dhe tha: “Është gjithmonë fantastike të kthehesh këtu me fitore dhe me tifoz plotë. Kalova në rund por nuk e di sa mundësi do të kem. Jam i kënaqur që arrita ta menaxhoj ndeshjen dhe shpresojë se do të arrijë të luaj edhe një ndeshje në fushën kryesore.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat