I famshmi Garry Kasparov ka sulmuar ashpër Gjokoviqin, ia kujton agresionin serb...

Tenis

I famshmi Garry Kasparov ka sulmuar ashpër Gjokoviqin, ia kujton agresionin serb...

Nga: Kemajl Goca Më: 12 korrik 2022 Në ora: 13:19
Ilustrim

Legjenda e shahut, Garry Kasparov, nuk ka humbur rastin për të kritikuar tenistin e padisiplinuar dhe provokuesin, serbin Novak Gjokoviq.

Gjatë intervistës për gazetën kroate “Veçernji list”, kur po fliste për situatën në Ukrainë, Kasparov ka kritikuar Gjokoviqin. 

"Unë mendoj se nuk ka nevojë të pezullohen lojtarët rusë. Garimi është e drejta e tyre: ekziston një rregull kundër diskriminimit në tenis, i cili thotë se çdokush mund të luajë sipas renditjes, jo kombësisë. Wimbledon e shkeli atë", -  tha i padisiplinuari Gjokoviç në muaji  prill dhe Kasparov iu ishte përgjigjur ashpër: "Rusia mund të jetë në gjendje të garojë sipas renditjes, por ata po vrasin nga kombësia.

Atletët rusë që nuk e dënojnë luftën e shfarosjes që po e bënë Putini në Ukrainë por ata e mbështesin atë duke qëndruar në heshtje. Dhe një serb që nuk e bën këtë është veçanërisht i papërshtatshëm për sa i përket historisë".

"Shiko, ishte indirekte sepse iu përgjigja disa prej komenteve të tij në Twitter.

Pozicioni im është se nuk jam kundër një ndalimi total (duke iu referuar mosluajtjes me sportistët rusë). Mendoj se qasja e duhur ndaj problemit është t'i pyesësh ata, të nënshkruajnë një deklaratë që e përmenda vetë.

Në këtë mënyrë ata të konstatojnë se lufta është krim, se regjimi është i paligjshëm, se regjimi i Putinit është një diktatorë. Nëse ata nënshkruajnë atë letër, ata mund të bëjnë. Nëse jo, nuk duhet të bëjnë, mendoj se të gjithë e meritojnë mundësinë për të zgjedhur”,- tha Kasparovd duke shtuar: “Po ndodh një krim që nuk është parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Nuk dua te minimizoj krimet në luftërat ballkanike, por madhësia e tij ishte e tillë sa nuk krahasohet me atë që po ndodh në Ukrainë. Po, ishte edhe shumë tragjike. Agresioni serb meritonte të dënohej në mënyrën më të ashpër”, thotë mjeshtri i shahut, duke ia kujtuar Gjokoviqit agresionin serb në vitet e 90-ta.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat