Serbit provokues i ndalohet hyrja në Amerikë dhe Kanada

Tenis

Serbit provokues i ndalohet hyrja në Amerikë dhe Kanada

Nga: Kemajl Goca Më: 26 korrik 2022 Në ora: 14:51
Ilustrim

Serbi Novak Gjokoviq, njihet për provokime primitive, kundër shqiptarëve të Kosovës, pastaj para dy viteve e goditi me top gjyqtaren amerikane dhe asnjëherë nuk iu bind rregullit të vaksinimit kundër Covid 19.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, ia ndalojnë hyrjen të padisiplinuar Gjokoviq. 

Sipas portalit italian “Tennisworlditalia”, situata në Amerikën e Veriut në lidhje me Covid-in nuk është e favorshme. Në dy vitet e fundit, sporti i tenisit ka pësuar ndryshime të mëdha pikërisht për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Edhe pse situata në Evropë lidhur me Covid-in është përmirësuar, ky nuk është rasti për Amerikën e Veriut, ku alarmi bie sërish.

Duke pasur parasysh se turneu në Montreal fillon më 7 gusht, ATP-ja u bëri thirrje sportistëve që të bëjnë analizat para se të udhëtojnë në Kanada, për të shmang situatat e pakëndshme.

Ndaj, mbetet në fuqi vendimi i mëparshëm i autoriteteve amerikane dhe kanadeze, se nuk do të ketë përjashtime dhe se për të hyrë në të dyja vendet është e nevojshme të vaksinohen kundër Covid. Është një situatë që e përjashton Novak Gjokoviqin nga turneu amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat