Rrëfehet Federer: Nadal ishte nga të parët që e mori vesh tërheqjen time

Tenis

Rrëfehet Federer: Nadal ishte nga të parët që e mori vesh tërheqjen time

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 15:07
Rrëfehet Federer: Nadal ishte nga të parët që e mori vesh tërheqjen time

Roger Federer u tërhoq nga sporti në shtator të këtij viti, kur luajti për herë të fundit në lojën dyshe me mikun e tij Rafael Nadal në turneun e Laver Cup. Në një intervistë për mediat zviceran, “king Roger” zbulon se rivali e miku i tij spanjoll, me të cilin zhvilloi ndeshjen e fundit në karrierë, ishte nga të parët që mori vesh tërheqjen e tij nga sporti.

“Pas përfundimit të US Open e mora në telefon dhe zhvilluam një bisedë shumë emocionuese. Rafael ishte nga personat e parë, përveç atyre të familjes dhe stafit tim, që mësoi për tërheqjen time nga sporti”, kujton Federer.

Më tej, Federer shton: “I thashë: Përshëndetje Rafa. Para se të vendosësh për të luajtur në turne të tjerë, dëshiroj që të vish në Laver Cup për të luajtur me mua ndeshjen time të fundit në karrierë, në lojën dyshe. Do të ishte fantastike ta mbyllja me ty. Për fat të keq, gjuri im nuk është në rregull dhe ky është fundi i karrierës time”.

Tenisti zviceran zbulon edhe reagimin e rivalit spanjoll: “Rafa qëndroi disa sekonda në heshtje, nuk e besonte atë që i thashë dhe më pas reagoi. Ok Roger, do të jem”. Dhe më pas dy tenistët luajtën së bashku në ndeshjen e fundit të Federer, në Laver Cup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat