Tash nuk është në vijë me Aleksandër Vuçiqin.
Dikur e lëshonte shpirtin për Vuçiqin dhe hidhte postime të ndryshme provokues kundër shtetit të Kosovës.
Tenisti provokues serb nuk, dallon nga mendësia e Vuçiqit.
Para 3 viteve gruaja e Novak Gjokoviqi së bashku me ish basketbollistin serb Vlade Divac me disa serbë e vizituan Manastirin e Deçanit, madje në autobus kënduan këngë shumë provokuese kundër Kosovës.
Sot situata është ndryshe, Gjokoviqi nuk shikohet me sy të mirë nga krahu i Vuçiqit.
Treguesi është ish ministrja serbe, Zorana Mihajllloviq, kur në një intervistë për “Tv Pink “mes të tjera thotë: “Familja e tij është nga Kosova, ai fitoi në Wimbledon dhe merret me ‘pompat’ dhe shpjegon pse e bëri këtë.
Fillimisht, fshihet pas fëmijëve – gjë që mendoj se është shumë e shëmtuar — dhe, së dyti, ai vihet në anën e atyre që kryejnë dhunë në këtë vend dhe mbështet ata që duan një Kosovë të pavarur”.