Rreth 750 mijë euro për tenisin në Prizren, kryeministri Albin Kurti: Fushat do të jenë të mbuluara

Tenis

Rreth 750 mijë euro për tenisin në Prizren, kryeministri Albin Kurti: Fushat do të jenë të mbuluara

Nga: K.G. Më: 5 dhjetor 2025 Në ora: 18:09
Ministri Hajrulla Çeku - majtas dhe kryeministri Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka gëzuar edhe dashamirët e tenisit në komunën e Prizrenit.

Kryeministrit Kurti tha se do të ndahen afër 750 mijë euro për fushat e tenisit në Prizren.

“Afër 750 mijë euro për fushat e tenisit në Prizren, të cilat do të jenë të gatshme verën e vitit të ardhshëm.

Fushat do të jenë të mbuluara, për zhvillim të aktivitetit sportiv gjatë tërë vitit, dhe moderne, për të mirëpritur edhe ndeshje ndërkombëtare.

Me investimet që po bëjmë në infrastrukturën sportive, Prizrenin e trashëgimisë kulturore po e kthejmë edhe në qendër të sportit si kulturë”, ka shkruar kryeministri Kurti në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat