Tronditje për Alcaraz! Eliminohet në raundin e tretë të Miami Masters

Tenis

Tronditje për Alcaraz! Eliminohet në raundin e tretë të Miami Masters

Nga: K.G. Më: 22 mars 2026 Në ora: 23:28
Carlos Alcaraz

Një befasi e madhe ndodhi në Miami Open, ku tenisti amerikan Sebastian Korda eliminoi numrin një të botës,

Carlos Alcaraz, në raundin e tretë me rezultat 2:1 (6:3, 5:7, 6:4).

25-vjeçari amerikan, i renditur i 36-ti në ATP, shkaktoi një nga befasitë më të mëdha të turneut, duke siguruar fitoren e tij të dytë ndaj Alcaraz në përballjen e gjashtë mes tyre.

Për spanjollin Alcaraz, kjo është një tjetër zhgënjim në turnetë Masters 1000, pasi më herët ishte eliminuar edhe në gjysmëfinalen e Indian Wells Masters nga Daniil Medvedev.

Kështu, Alcaraz mbeti pa finale në dy turne të mëdha radhazi, ndërsa largimi i hershëm nga turneu në Florida konsiderohet një befasi e madhe në botën e tenisit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat