Siner: Kjo nuk është vetëm për lojtarët më të mirë

Tenis

Siner: Kjo nuk është vetëm për lojtarët më të mirë

Nga: K.G. Më: 7 maj 2026 Në ora: 20:12
Janik Siner

Tenistët më të mirë në botë po vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi organizatorët e turneve Grand Slam mbi shpërndarjen e të ardhurave, dhe Janik Siner tha se lojtarët po presin një reagim nga Wimbledon dhe US Open pas pakënaqësisë me kushtet financiare në Roland Garros.

Siner tha në Roma Masters se lojtarët nuk po luftojnë vetëm për çmime më të mëdha për yjet më të mëdhenj, por për kushte më të mira për të gjithë tenistët.

"Ka më shumë të bëjë me respektin.

Mendoj se japim shumë më tepër sesa marrim në këmbim.

Kjo nuk është vetëm për lojtarët më të mirë, por për të gjithë ne", - tha Siner.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat