Guff i jep “lamtumirën” Roland Garrosit

Tenis

Guff i jep “lamtumirën” Roland Garrosit

Më: 31 maj 2026 Në ora: 11:07
Guff

Janë mbyllur takimet e raundit të tretë në grand slam-in e Roland Garros në tenis.

Pas eliminimit të Sinner, tri tenistë të tjerë italianë vazhdojnë garën: Matteo Berrettini, Flavio Cobolli dhe Matteo Arnaldi.

Te femrat, avancon më tej tenistja japoneze Naomi Osaka, që mundi 2-1 Iva Jovic.

Nuk zhgënjen numri 1 në botë, bjellorusja Aryna Sabalenka, që mundi 2-0 Daria Kasatkina.

Surpriza e ndeshjeve të raundit të tretë për femra është eliminimi i amerikanes Coco Gauff, që u mund 2-1 nga Anastasia Potapova. Më tej avancon tenistja tjetër amerikane Madison Keys.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat