Tenisti italian Jannik Sinner vazhdon të mbrojë kreun e renditjes botërore për meshkuj edhe pse nuk luan prej 3 muajsh. Gjithsesi, gjermani Alexander Zverev e ka ngushtuar ndjeshëm diferencën dhe brenda pak ditësh pritet të ndodhë rokada.
Në vendin e tretë qëndron spanjolli Carlos Alcaraz, por ende shumë larg dy të parëve. Jashtë “top-10 ndodhet Novak Djokovic, që ka zbritur në vendin e 11-të, ndërkohë që për herë të parë në “top-5” janë dy tenistë italianë.
Te femrat nuk ka ndryshime të mëdha, me Elena Rybakina të Kazakistanit që mbron vendin e parë, shkëputur me mbi 2000 pikë ndaj bjelloruses Aryna Sabaleka. Në “top-5” edhe rusja Andreeva si dhe amerikanet Pegula e Gauff.
“Top-5”, meshkuj
1.Jannik Sinner, 10.950 pikë
2.Alexander Zverev, 9.770 pikë
3.Carlos Alcaraz, 5.610 pikë
4.Ben Shelton, 4.720 pikë
5.Flavio Cobolli, 3.640 pikë
“Top-5”, femra
1.Elena Rybakina, 9.696 pikë
2.Aryna Sabalenka, 7.550 pikë
3.Mirra Andreeva, 6.371 pikë
4.Jessica Pegula, 6.225 pikë
5.Coco Gauff, 5.974 pikë