M-Technologie fillon përgatitjet, a do të ketë përforcime?

Volejboll

M-Technologie fillon përgatitjet, a do të ketë përforcime?

Nga: K.Goca Më: 13 janar 2021 Në ora: 14:11
M-Technologie fillon përgatitje, a do të ketë përforcime?

Kampionja në fuqi, M-Technologie nga Prishtina, ka filluar përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit. 

Vashat nga kryeqyteti po përgatiten nën drejtimin e trajnerit Naser Krasniqi. 

Trajneri prishtinas, tha se nuk do të përforcohen për pjesën e dytë të garave të Superligës së Kosovës.

“Përgatitjet i kemi filluar. Nuk do të kemi përforcime këtë sezon”, tha Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

“Ekipi ka filluar me përgatitje dhe akoma nuk jemi të kompletuar në tërësi por baza e ekipit është mirë duke punuar dhe ushtrimet fizike dhe atyre të qëndrueshmërisë vazhdojnë në palestra, kurse fazën e dytë ekipi do të përgatitet në Shqipëri! Fazën e fundit prapë në kryeqytet!”, tregon Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat