Kthehet superlojtarja në Kosovë, përforcon Dritën 

Volejboll

Kthehet superlojtarja në Kosovë, përforcon Dritën 

Nga: K.Goca Më: 19 janar 2021 Në ora: 14:55
Kthehet superlojtarja në Kosovës, përforcon Dritën 

Drita nga Gjilani po bëhet gjithnjë e më e frikshme dhe kandidatja kryesore për titullin e kampionit.

Volejbollistja e mirënjohur, reprezentuesja e Shqipërisë, Ergysa Blloku, sërish në Kosovë, kësaj radhe në klubin më të organizuar në vend, Dritën, që ka president Jakup Shabani dhe trajner Lorik Ilazin.  

“Duke ju falënderuar presidentit Jakup Shabani Drita jonë është aktive edhe në këtë afat kalimtar...

Vazhdojmë me prezantimin e ardhjes së parë të këtij afati kalimtar.

Ekipit tonë i bashkangjitet anëtarja e Kombëtares së Shqipërisë, Ergysa Blloku.

Tiranasja përsëri i bashkangjiten ekipit tonë. Ergysa ishte edhe përpara lojtare e Dritës duke fituar Kupën e Kosovës dhe duke e rikthyer Dritën të trofetë”, - njofton KV Drita. 

Karriera e Ergysës: Hapat e parë të volejbollit i fillojë në moshën 9-vjeçare të ekipi i Tiranës duke qenë një ndër shtyllat kryesore e ekipit duke fituar shumë tituj e kupa me Tiranën.
2008 Studenti, Tiranë
2009 Mirdita Volley (ish-Minatori), Rrëshen
2010 Universiteti ABB, Prishtine
2011 KV DRITA, Gjilan
2014 Tirana, Tirane
2016 Partizani, Tirane
2018 Mirdita Volley, Rreshen
2021 KV DRITA, Gjilan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat