Prenga: Drita është një ekip me një grup fantastik 

Volejboll

Prenga: Drita është një ekip me një grup fantastik 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 janar 2021 Në ora: 14:39
Prenga: Drita është një ekip me një grup fantastik 

Stinori pranveror e gjen Dritën nga Gjilani edhe me të përforcuar se sa në pjesën vjeshtore. 

Volejbollistet e njohura Ergysa Blloku dhe Arjola Prenga, përforcojnë kampionen vjeshtore. 

Motrat Prenga, Arjola dhe Adelajda, përkrah njëra-tjetrës.

Image

Motra më e vogël, Adelajda, ka kohë që është pjesë e Dritës dhe pjesë e Kombëtares së Kosovës, ndërsa Arjola, lojtarja më e mirë shqiptare, anëtare e Kombëtares së Shqipërisë. Adelajda është e bindur se titulli i kampionit do të rikthehet në qytetin që jeton me sportin skofiar.  

“Bota sot”: Drita është në krye të tabelës, a mendoni se në pranverë do të jeni edhe më të fortë?
Adelajda Prenga:
Jo me kot Drita është në vend të parë të tabelës, sigurisht që sezonin e dytë do të jemi akoma më mirë duke qenë se do na bashkohen edhe dy lojtare ose ndoshta edhe më shumë.

Drita është një ekip me një grup fantastik ku gjithmonë i karakterizon fryma e punës së palodhur e gjithmonë në çfarëdolloj sfide apo pengesa nuk dorëzohet asnjëherë.

“Bota sot”: Tani edhe motra juaj, Arjola, rikthehet në klub, është një motiv shtesë dhe e bën një Dritë të pa konkurrencë?
Adelajda Prenga:
Për mua është kënaqësi, krenari të luaj me motrat e mia, e them e s’do lodhem duke folur ndonjëherë për to sepse realisht janë shembulli më i mirë që duhen ndjekur. Sigurisht që është një motiv shtesë të luaj me Arjolën e mund të them që mezi po pres të na bashkohet.

Image

Çfarë premton Adelajda?
Adelajda Prenga:
Ehhh, Adelajda asnjëherë nuk premton, mundohem të bëj punën time në mënyrën më korrekte edhe pa u ndalur asnjëherë bashkë me të gjitha vajzat e ekipit. 

Për të arritur gjithmonë qëllimet e synimet ku familja e madhe e Dritës të paktën për shumë vite i ka treguar me suksese.

“Bota sot”: A mendoni se ka rritje të nivelit të lojës në Kosovë, çfarë e dallon nga Shqipëria?
Adelajda Prenga:
Në fakt shumë lojtare të Shqipërisë i janë bashkuar Kampionatit të Kosovës, ku mendoj që është diçka shumë e mirë edhe sigurisht niveli është disi më ndryshe.

Ne si ekip kemi zhvilluar ndeshje miqësore shumë të mira me ekipe në Shqipëri ku edhe kemi fituar por nuk e di çfarë mund të them konkretisht duke qenë se Shqipëria këtë vit nuk e ka zhvilluar Kampionatin nga masat e marra për shkak të virusit Covid 19.
 
“Bota sot”: Pandemia ka shkaktuar telashe dhe stres, shpërqendrim, a ka ndikuar edhe tek ju?
Adelajda Prenga:
Për sa i përket pandemisë sigurisht që na ka shpërqendruar të gjithëve, por duhet të marrim gjërat me pozitive ku fatmirësisht kampionati u zhvillua e besoj kjo është kryesorja për ne si lojtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat