Shqiptarja e Kosovës në formë, po shënon rezultate fantastike në Austri

Volejboll

Shqiptarja e Kosovës në formë, po shënon rezultate fantastike në Austri

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 4 shkurt 2021 Në ora: 19:58
Shqiptarja e Kosovës në formë, po shënon rezultate fantastike në Austri

Volejbollistja e talentuar shqiptare, Ariola Qehaja, nuk ka më shumë se 18 vjeç, me ekipin e saj VC Reiffeisen Dornbirn, po shënojnë rezultate fantastike në Ligën e Dytë të Austrisë.

Kjo ekip, në nëntë takimet e fundit nuk njeh humbje dhe është ndër kandidatet që të ngritët në Ligën e Parë të Austrisë.

Ariola po jep kontribut të madh dhe e cila është e kënaqur me atmosferën dhe minutazhën në ekip. 

Ajo beson e shpreson se me punë, angazhim dhe lojëra cilësore, do të arrihet onjektivi.

“Bota sot”: 1C Reiffeisen Dornbirn po lufton për Ligën të parë austriake, sa janë gjasë që të arrini synimin?
Ariola Qehaja:
Është një kampionat interesant dhe sipas tabelës, ATSE Graz, Volleys Brückl dhe UVC Graz, janë ekipe konkurrente për play-off, të shohim se si rrjedhën gjërat.

Me 14 shkurt takohen me konkurrentin UVC Graz, ndeshja luhet ne Graz dhe besojmë e shpresojmë se do të fitojmë. Ndërsa me 20 shkurt luhet ndeshja me ATSE Graz, në Dornbirn.

“Bota sot”: Çka e veçon ekipin nga skuadrat tjera gjatë kampionatit?
Ariola Qehaja:
Kemi ekip të mirë, të gjithë luajmë për një dhe një për të gjithë. Është atmosferë shumë e mirë. 

“Bota sot”: Sa jeni e kënaqur me kushte dhe minutazh, çfarë premton? A
riola Qehaja:
Unë jam pjese e 6 –shes startuese në ekip, kështu që edhe minutat e lojës janë të kënaqshme. E imja është të jap maksimumin, të arrijmë rezultate sa më të mira. 

“Bota sot”: Cila është ëndrra juaj?
Ariola Qehaja:
Nëse arrijmë që të kualifikohemi për në Ligën e parë, do të ishte një ëndërr për mua dhe besoj që do t’ia arrijmë këtë ëndërr ta bëjmë realitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat