Tërstena për Ferizajn: Do ta fitojmë sërish titullin e kampionit

Volejboll

Tërstena për Ferizajn: Do ta fitojmë sërish titullin e kampionit

Nga: Kemajl Goca Më: 2 mars 2021 Në ora: 12:41
Tërstena për Ferizajn: Do ta fitojmë sërish titullin e kampionit

Garë e fortë po zhvillohet për kreun e tabelës në Superligën e A të Kosovës në volejboll (meshkujt).

Ferizaj udhëheq renditjen me 28 pikë, ka dy më shumë se Drita dhe tri se Golden Eagle Theranda, ndërsa Peja është në pozitën e katërt me 21 pikë.

Art Tërstena, prej volejbollistëve më të mirë në Kosovë, anëtar i kampionit në fuqi Ferizaj, tha se po tregojnë lojëra të mira dhe synimi i tyre është t’i mbrojnë trofetë.

“Jam optimist për titullin e kampionit ashtu sikur vitin e kalua. Do ta fitojmë sërish titullin e kampionit”, tha Tërstena për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Java e tretë, sot takohen:
Drita-Ferizaj 18.00

E mërkurë
G. Eagle Theranda-Drenica 18.30

E enjte
Peja - Prishtina 18.00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat