Drita po Drita, ngadhënjen kundër kampionit

Volejboll

Drita po Drita, ngadhënjen kundër kampionit

Nga: K.G. Më: 3 mars 2021 Në ora: 22:03
Drita po Drita, ngadhënjen kundër kampionit

Drita nga Gjilani ka arritur fitore të madhe dhe me rezultat të ngushtë 3:2 kundër kampionit në fuqi, Ferizaj, në ndeshjen e javës së tretë që u zhvillua në palestrën e sportit “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan.

Drita fiton dy pikë dhe Ferizaj një. 

“Djemtë e Dritës vazhdojnë furishëm në edicionin pranveror në Superligën e volejbollit të Kosovës, nga 3 ndeshje të luajtura deri më tani 3 fitore dhe sonte në Gjilan mposhtet kampioni aktual, KV Ferizaj”, shkruan në faqen e KV Drita (meshkuj).

Drita është në vend të dytë me 28 pikë, ka një me pak se Ferizaj, lider në Superligën A.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat