Finale dramatike, ja kush e fiton Kupën e Kosovës

Volejboll

Finale dramatike, ja kush e fiton Kupën e Kosovës

Më: 27 mars 2021 Në ora: 17:36
Finale dramatike, ja kush e fiton Kupën e Kosovës

Në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, është zhvilluar finalja e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave.

Pas një finale dramatike, M-Technologie e mposhti me rezultat 3:2 Dritën dhe e fituan Kupën e Kosovës.

Drita nga Gjilani ishte në disavantazh në 2:0, barazon 2:2 por në setin taj-brek edhe pse ishin në epërsi me 7:9, nuk e ruajtën deri në fund duke pësuar humbje.

Mbi të gjitha ishte një finale interesante dhe ka kohë që nuk ka pasur kësi rivaliteti aq të madh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat